Shtrëngata shiu përfshinë Tiranën mesditën e kësaj të premte, duke shkaktuar probleme në disa akse rrugore. <br /><br />Bllokimi i kolektorëve solli përmbytje në zonat përreth qendrës së Tiranës si Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe kryqëzimin e bulevardit Zogu i Parë.<br /><br />Siç duket nga pamjet e siguruara nga Report Tv, uji vërshon rrugëve të kryeqytetit.