Surprise Me!

Ora News - Dhanë leje për shfrytëzimin e lumenjve, Peleshi kallëzon penalisht 4 zyrtarë

2018-06-22 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kallëzohen në prokurori 4 drejtues të këshillave të baseneve pasi kishin dhënë në mënyrë abuzive 42 leje për shfrytëzim të lumenjve.Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, i bëri apel prokurorisë dhe policisë të hetojnë çdo rast të abuzimit me lejet e shfrytëzimit të lumenjve.Për një mirëmenaxhim të gjendjes së lumenjve në vend është krijuar agjencia e Menaxhimit të Ujrave që do të jëtë përgjegjëse për administrimin e ujrave.

Pas një auditi të kryer për lejet e shfrytëzimit të lumenjve, Ministria e Bujqësisë ka konstatuar se janë dhënë 42 lejë në kundërshtim të plotë me ligjin.

Sipas Ministrit të Bujqësisë, Niko Peleshi, nisur nga ky konstatim është bërë edhe kallëzim në prokurori për 4 drejtuesit e këshillave të baseneve.

Kreu i Bujqësisë i ka bërë thirrje prokurorisë dhe policisë që të përdorë të gjithë forcën e ligjit për ndëshkimin e këtyre abuzuesve.

Niko Peleshi: Kemi filluar në në muajt e parë një auditim të të gjitha lejeve të shfrytëzimit të lumenjëve dhe duhet të them që jemi përballur me një rezultat skandaloz sepse ndërkohë që shfrytëzimi i lumenjëve ishte pothuajse totalisht i ndaluar, them pothuajse sepse përjashtim bënin vetëm rastet e shfrytëzimit të inerteve të lumenjëve për vepra të rëndësisë kombëtare të klasifikuara. Nga agjesitë e baseneve ishin dhënë 42 leje, gjasme për rehabilitim, në fakt ishin leje të pastra për shfrytëzimin e lumenjëve në kundërshtim flagrant me ligjin. Për këtë arsye kemi dërguar për ndjekje penale 4 drejtuesit e këshillave të baseneve ndërkohë shfrytëzoj këtë komunikim publik për t?iu kërkuar qoftë nga prokuroria qoftë nga policia që të veprohet me shumë forcë duke pasur parasysh se auditimi e ka nxjerrur nga e zeza në të bardhë shkeljen flagrante.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dhane-leje-shfrytezimin-e-lumenjve-kallezohen-penalisht-4-zyrtar

Buy Now on CodeCanyon