Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rritja e numrit të emigrantëve që kalojnë ilegalisht kufirin shqiptar me synim Bashkimin Europian, ka detyruar autoritetet të hstojnë masat dhe kontrollet në doganën e Kapshticës.

Masave të rrepta nuk iu shpëton asnjë autobus apo taksi, që dyshohet se transporton emigrantë të paligjshëm.

Sipas statistikave nga drejtoria vendore e kufirit dhe Migracionit mësohet se përgjatë dy muajve të fundit kanë mundur të hyjnë ilegalisht rreth 140 shtetas sirian.

Ata udhëtojnë nga shteti grek përmes kufirit të gjelbër drejt vendit tonë.

Emigrantët e paligjshëm dergohen në drejtorinë e kufirit vendor për të dhënë deklaratën e tyre pas kësaj ata dërgohen drejt qëndrës së azilkërkuesve në Tiranë.

Por jo vetëm në Kapshtice edhe në pikat e tjera kufitare autoritetet shqiptare kanë shtuar masat.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/forcohen-kontrollet-ne-kapshtice