Surprise Me!

Ora News - Shoferi i “Citroen” i nxjerr 20 mijë, polici lajmëron kolegët: Kemi një rast korrupsioni!

2018-06-23 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 35 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi është përpjekur t'i japë para policisë rrugore. Ndërkohë që polici i kërkon patentën, drejtuesi i mjetit me iniciale A.M, tenton t'i japë para.

Polici më pas lajmëron në radio zyrën qendrore duke kërkuar një patrullë tek '9 Katshet', pasi siç thotë ai "kemi një rast korrupsioni".

Policia sqaron se rreth orës 02:50 në rrugën ?Xhorxh W Bush? i kanë dhënë shenjë ndalimi automjetit tip ?Citroen? me targë AA 374 OZ, i cili fillmisht nuk ju bind shenjës së ndalimit duke u larguar dhe pas ndjekjes nga patrullat e Policisë Rrugore u bë i mundur ndalimi i tij në rrugën e ?Barrikadave?.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit, drejtuesi i mjetit me targë AA 374 OZ, me iniciale Alfred M., 35 vjeç, i ka dhënë një kartëmonedhë 2000 lekë të reja, agjentit verifikues, për të shmangur verifikimet e mëtejshme dhe ndëshkimin për kundravajtjen e konsumuar.

Menjëherë u bë kapja dhe arrestimi në kushtet e flagrancës së drejtuesit të mjetit për veprë penale të ?Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike?, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal si dhe u përpilua procesverbali i konstatimit të shkeljes për mosbindje ndaj shenjës së ndalimit të oficerit të policisë rrugore dhe drejtim i mjetit nën efektin e alkoolit në masën 0.42 mg/l.

Policia thotë gjithashtu në komunikatë se janë pezulluar 26 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe shpejtësi tej normale të lejuara.

Gjithashtu nga kontrollet policore u verifikuan dhe :

? U arrestuan në kushtet e flagrancës edhe dy drejtues mjetësh për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt( pa Leje Drejtimi e tjetri për drejtim mjeti në gjendje të dehur)

? U pezulluan 26 leje drejtimi, nga këto: 12 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 14 për shpejtësi tej normale të lejuara.

? U penalizuan 7 drejtues mjetesh për mosrregullim shpejtësie veçanërisht në qendrat e banuara dhe gara me shpejtësi.

? U penalizuan 8 drejtues mjetesh per xhama të errësuar.

? Ndërkohë, në zbatim të Planit Operacional TISPOL 2018 për mjetet debitore, u verifikuan dhe u ndaluan administrativisht 25 mjete për detyrime të pashlyera.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shoferi-i-citroen-i-nxjerr-20-mije-polici-lajmeron-koleget-kemi-nje-rast-korrupsioni

Buy Now on CodeCanyon