Surprise Me!

Mosrespektimi i rregullave të qarkullimit nga këmbësorët dhe shoferet - News, Lajme - Vizion Plus

2018-06-23 1 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Këta drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve në vijat e bardha. Vetëm gjatë kësaj të premteje policia rrugore gjobiti 58 drejtues.

Shumë prej shoferëve shprehen se i respektojnë rregullat por ka edhe nga ata qe pranojnë se bëjnë te kundërtën.

Por rregullat e qarkullimit nuk i respektojnë as këmbësorët. Nga një vëzhgim i Vizion plus në disa nga rrugët kryesore në kryeqytet rezulton se qytetarët rrezikojnë edhe jetën e tyre.

Në zonën e njohur si Tirana e Re dhe qytetarët kalojnë në mes të rrugës për të shkuar te stacioni i autobusit edhe pse vijat e bardha janë vetëm pak metra më larg.

E njëjta situate paraqitet edhe ne zonën e Unazës se Vogël dhe në Kryqëzimin e Presidencës në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Prej vitit 2016 në kodin e ri rrugor të vendit tonë, kanë hyrë në fuqi gjobat për këmbësorët që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit. Masat varjojnë nga 500 lekë deri në 2 mijë lekë, por ende nuk është gjetur mekanizmi se si mund të vilen ato.

Buy Now on CodeCanyon