Surprise Me!

Ora News - Salianji: Pronari i trajlerit që u ndalua për 3.4 mln euro, i dënuar për dhunë në familje

2018-06-25 2 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kapja e 3.4 milionë euro në portin e Durrësit dominoi debatin edhe në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.

Deputetët e opozitës, anëtarë dhe jo anëtarë të Komisionit, morën spunto nga rendi i ditë së mbledhjes ku po diskutohej dhuna në familje për ta lidhur me një prej të arrestuarve për paratë kontrabandë.

Deputeti Ervin Salianji tha se Edi Lika, pronari i trajlerit i arrestuar nga policia, është dënuar nga Gjykata e Apelit me 6 muaj burg për dhunë në familje. Drejtuesja e mbledhjes Elisa Spiropali i kerkoi te denoncoje faktet ne prokurori.

Pas debateve, mazhoranca u largua nga Komisioni.

Ervin Salianji: Ky vendimi këtu dënon një person me 6 muaj burg. Ja ku është vendimi i gjykatës së Apelit. I pandehuri është Edi Lika, personi që kapet nga 3.4 milionë euro 'Tojota Yaris' dje në portin e Durrës. Vendim gjykate që dënon këtë personin. Ky zotëria që është dënuar nuk e vuan dënimnin sepse ky zotëria këtu thotë bashkë me çunin e vet thotë në fb: Policia është me ne. Ne bëjmë sikur prodhojmë ligje, ai dënohet nëpër gjykata, kapet dhe me 5 milion euro se ka lidhje me strukturat e shtetit dhe policisë dhe drejtuesve. Policia e ka kapur vetëm për një arsye, të mos shkojë hetimi deri në fund dhe të mos zbulohet kreu i grupit të strukturuar kriminal. Edi Lika i dënuar për dhunë në familje. Në vend ta kishe në burg për dhunë në familje, ti e përdor për drogë.

Elisa Spiropali: Shkoni në Prokurori dhe dëshmoni.

Bardh Spahia: Qeshët të gjithë juve kur u denoncua në seancë plenare, më shumë qeshi pronari i 'Tojota Yaris', kreu i grupit tuaj parlamentar.

Klevis Balliu: Zonja kryetare. A ka mundësi, se nuk po shkojmë dot në një Komision me mbajt një fjalë. Shko tek Ulsiu, nuk të jep fjalën. Shko tek Braçe jo. A ka mundësi të na e japësh fjalën? Zonja kryetare nuk do të kalojë asnjë lloj neni këtu pa marrë fjalën opizita dhe e keni kot. Do marrë fjalën opozita dhe pastaj do të diskutohet.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/salianji-pronari-i-trajlerit-qe-u-ndalua-34-mln-euro-i-denuar-dhune-ne-familje

Buy Now on CodeCanyon