Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
I ka munguar publikut shkodran dhe atij shqiptar, ashtu siç i ka munguar edhe atij vete skena dhe duartrokitjet e magjia e saj.

Por sa herë kthehet në vendlindje, heq mallin dhe mundohet të vijë me surpriza. Kështu ka bërë edhe këtë herë, aktori i njohur Shkodran Ymer Bala, i cili prezantoj librin e tij të parë ?Me skenën, pa skenën?. Eshtë një pasqyrë apo rrëfim i tij mbi jetën artistike dhe personale, të cilin miqtë dhe bashkëpunëtorët në skenë dhe në jetë, ja sollën përmes këtyre përjetimeve.

Aktori Bala zgjodhi të dalë jashtë skenarit, duke ardhur ndryshe në rrëfimin e tij për librin. La fjalë dhe mori kitarën, e përmes vargjeve të mallit, ashtu siç ka bërë shpesh në Amerikën e largët, e bëri edhe këtë herë përpara njerezve të tij.

Braktisja e Shqipërisë në vitin 1997 dhe lënia ne mes e karrieres është pengu më i madh i artisti, i cili edhe në libër tregon se këtë vendim u detyrua ta marrë i sfodrcuar, për një jetë më të mirë, larg trazirave për fëmijet e tij. Bala e nisi karrierën në teatrin ?Migjeni? në vitin 1968 ku spikati në shumë role. 4 vite më parë spektatori e ripa të ngjitet në skenë me dramën ?Gjaku i Arberit?, në ditëlindjen e 65-të te teatrit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/me-skenen-pa-skenen-libri-i-aktorit-shkodran-ymer-bala