Surprise Me!

Basha: Balla, garantuesi i 3.4 mln eurove

2018-06-25 1 Dailymotion

Pak ditë pasi paralajmëroi nga seanca plenare se miliona euro po hynin kontrabandë në Shqipëri, Lulzim Basha, tha përpara mediave se shuma e sekuestruar në dy automjetet ?Toyota Yaris? në Portin e Durrësit i përkasin një prej bandave që vepron në zonën e Elbasanit dhe se garantuesi i parave është kreu i Grupit Parlamentar të socialistëve, Taulant Balla.

?Paratë janë të një prej bandave më të rrezikshme të trafikut të drogës aktive kryesisht në Elbasan, por gjithë Shqipërinë. E dyta, Taulant Balla kishte marrëveshje për të garantuar hyrjen e këtyre parave pa problem në Shqipëri. 1.5 milionë ka qenë pakti dhe marrëveshja është garantuar nga Taulant Balla. Ky ka hyrë garant.?

Meritën për finalizimin me sukses të këtij operacioni ia njohu njërit prej vendeve partnere, që sipas tij është skeptik për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

?Policia Shqiptare ka qenë nën presionin e  një prej partnerëve tanë për të vepruar. Është një nga vendet partnere të cilat janë skeptike sa i përket kushteve të Shqipërisë për integrimin, veçanërisht luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Është dekonspiruar plani i Taulant Ballës dhe strukturave brenda Policisë së Shtetit."

Sipas kreut të demokratëve destinacioni i parave do të ishte ndërtimi i kullave në kryeqytet duke hedhur akuza në adresë të kryeministrit dhe kryebashkiakut Veliaj.

Buy Now on CodeCanyon