Surprise Me!

Hahn: Të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoni - News, Lajme - Vizion Plus

2018-06-26 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, i bëri thirrje bllokut që të nisë negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë dhe Shqipërinë.
Hapja e negociatave  është një  "sinjal pozitiv" për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.Thirrja e tij vjen në kohën e ndarjeve të thella midis 28 vendeve anëtare të BE-së për të hapur ose jo negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë.Këto dy vende shpresojnë se ministrat e Jashtëm të BE-së do të japin dritën jeshile në samitin e Luksemburgut, por zyrtarë evropianë janë cituar të kenë thënë se Franca dhe Holanda mund të vënë kushte shtesë.?Mendoj se të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm se sa e rëndësishme është të japim një sinjal pozitiv në rajon?.
Ndërkaq,  shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, tha se pret që ministrat e Jashtëm të BE-së të pranojnë rekomandimet e Komisionit Evropian për të nisur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Përveç Maqedonisë dhe Shqipërisë, katër vende të tjera të Ballkanit mbeten jashtë BE-së: Mali i Zi, Serbia, Kosova dhe Bosnje e Hercegovina./ Radio Evropa e Lirë/

Buy Now on CodeCanyon