Surprise Me!

NJË DITË ZJARRFIKËS

2018-06-27 1 Dailymotion

Një mision i veçantë, i cili rrezikon jetët e tyre çdo ditë. Mes flakëve në situatat më të paimagjinueshme. Janë zjarrfikësit, ata që mes çdo vështirësie bëjnë të pamundurën për të çuar deri në fund punën e tyre të palodhur.

Kemi ardhur për të parë punën e madhe të tyre, ndërsa një ditë hyjmë nën lëkurën e tyre, një ditë zjarrfikës. Por, të jesh i tillë nuk është aspak e lehtë, edhe pse gatishmëria është 24 orë në 24. Një detyrë humane që shkon përtej çdo paragjykimi.

Në qytet nuk mungojnë problematikat. Të parat janë padyshim prania e bumeve. Edhe qytetarët nuk janë të gjithë të kujdeshëm për t?i hapur rrugën zjarrfikëses.

Një ndër shqetësimet kryesore është pedonalja, e cila nuk ndihmon aspak në punën e tyre.
Puna më e madhe sigurisht është gjatë sezonit veror, është pikërisht momenti që zjarret pushtojnë malet.

Puna e zjarrfikësve është një motiv i madh shprese. Simulimi i sotëm është thjeshtë një përqindje e ulët e asaj çfarë ata përballen çdo verë.

E filluam me sinjalizimin e zjarrit në numrin 128, për të vijuar pastaj me të gjithë punën titanike brenda pak minutave, deri në vendin e ngjarjes.

Të jesh zjarrfikës është ndoshta puna më humane, një mision që fillon me rrezikun dhe po me rrezikun përfundon.

Buy Now on CodeCanyon