Surprise Me!

Vettingu/ KPK: Kontrolli i grupit të parë kërkon kohë, të fokusuar te proçesi i plotë dhe i saktë

2018-06-28 0 Dailymotion

Zbatimi i ligjit të Vetingut po merr një rëndësi të shumëfishtë. Përfundimi i verifikimit të trefishtë për 57 gjyqtarët dhe prokurorët prioritarë, të cilët janë edhe kandidatë për dy organet më të rëndësishme të drejtësisë, Këshilli i Lartë i Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, është përfshirë në rezolutën e Bashkimit Evropian si një nga prioritetet që duhet të përmbushë Shqipëria në kuadër të caktimit të datës për çeljen e negociatave në qershor të 2019.<br /><br />Ky proces është përcaktues jo vetëm për konstituimin e KLP dhe KLGJ, por edhe për ngritjen e organeve të SPAK-ut, ku përfshihen Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria e Posaçme dhe Gjykatat Speciale. Këto organe janë projektuar për të luftuar krimin, trafiqet në të gjitha nivelet, kërkesa këto të të gjitha vendeve pektike për negociatat.<br /><br />Në këto rrethana ka një vëmendje të shtuar mbi punën e trupave gjykuese të Vetingut, ndërsa kërkohet më shumë intensitet për kontrollin e grupit të parë të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, ka sqaruar për Shqiptarja.com se gjatë hapësirave kohore nga kontrolli i një subjekti tek subjekti tjetër, kryhen një sërë procedurash, të cilat kërkojnë kohën e duhur, për të garantuar një proces të plotë dhe të saktë.

Buy Now on CodeCanyon