Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Punimet për rehabilitimin e autostradës Tiranë-Durrës po përkthehet në kosto financiare për bizneset që ushtrojnë aktivitet përgjatë rrugës.
Ata ngrenë shqetësimin se punimet dhe devijimi i qarkullimit gjatë ditës u ka paralizuar punën, çka për ta përkthehet në humbje financiare.
Thuajse të gjitha subjektet nga Ura e Dajlanit deri në Sukth, ku janë vendosur disa prej taksapaguese më të mëdhenj, jashtë kamerave thonë se nuk mund të ushtrojnë normalisht veprimtaritë tregtare.
Bizneset kërkojnë që punimet të kryhen gjatë natës, model që aplikohet në të gjithë vendet e Europës ose të gjenden rrugë alternative.
Të martën përfundoi puna për riparimin e kahut të lëvizjes nga Tirana në Durrës, ndërsa këtë të mërkurë ka nisur puna në sensin tjetër.
Për këtë arsye këtë të mërkurë rruga ka devijuar në mbikalimin e Shkozetit për të zbritur sërish në autostradë në Sukth.
ARRSH pranoi se për shkak të kushteve meteorologjike, punimet nuk kanë një afat të caktuar.
Kjo po sjell situatë shpesh herë kaotike në qarkullimin e mjeteve kur dihet se autostrada Tiranë-Durrës mban peshën kryesore të lidhjes së jugut të vendit me kryeqytetin në një kohë kur lëvizja shtohet për shkak të sezonit veror.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/bizneset-ankohen-punimet-ne-autostraden-tirane-durres-te-behen-naten