Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në emisionin e tij "Ju flet Moska" Kastriot Myftaraj ka folur për Beg Rizajn, i cili u vra në 2015. Sipas Myftarajt ngritja e shtatores së tij në Deçan tregon jo seriozitet të shtetit të Kosvës, sepse Rizaj duhet të dënohet për tradhti kombëtare pasi ka nxitur destablizim.

Kastriot Myftaraj: Është fjala për ngritjen dhe promovimin në Deçan të shtatores së Beg Rizaj i vrarë në luftimet e Kumanovës në Maj 2015. Në foto shikoni edhe kryeministrin Haradinaj.

Zoti Beg Rizaj ish ushtar i UÇK u vra në kohën kur donte të nisej një luftë e re në Maqedoni. Problemi ishte se këta njerëz me përvojë në luftra, nuk mund të mos e kuptonin se kishin zgjedhur për të bërë këtë luftë në një moment shumë të keq. Ishte pranvera e vitit 2015 kur në Maqedoni dyndeshin refugjatë nga Siria dhe vende të tjera.

Në Greqi vetëm në 2015 shkuan rreth 900 mijë refugjatë, të cilët kaluan më tutje.

Kjo është harta, shikoni Maqedoninë në kohën e nisjes së kësaj dyndje, dikujt i shkon mendja të destabilizojë Maqedoninë me një kryengritje shqiptare. Dmth, policia dhe ushtria e Maqedonisë nuk mund ti përballonin të dy detyrat edhe me kryengritjen dhe me ardhjen e emigrantëve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-shtatorja-e-beg-rizajt-turpi-shteteror-i-kosoves