Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në mbledhje me ministrat dhe grupit parlamentar të PS, një ditë pas vendimit të BE për hapjen e negociatave në vitin 2019, Kryeministri Edi Rama akuzoi opozitën për qëndrimin e mbajtur pas këtij vendimi. Në paralelizëm me figurën e 'Esat Pashë Toptanit' Rama tha se opozita nuk e do këtë proces.

Rama: U bashkuan të majtët e të djathtët në Bruksel për Shqipërinë, ndërsa të djathtët e Shqipërisë i ranë rrugës qorre të Esat Pashë Toptanit.

12 muaj kohë, shefi i qeverisë i konsideron jo humbje por afat për të ecur me reformat.

Rama: Data u vendos në qershorin e ardhshëm, kur Shqipëria ta ketë kryer tërë punën përgatitore e cila do të nisë menjëherë, në korrik do të vijë këtu ekipi i Komisionit Eruopian për punën përgatitore, por edhe kur të jenë mbyllur zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin e ri Europian që ishin pengesë jo e vogël politike për një datë më të afërt.

Nëse do t'i rikthej shkrimeve të tij dhe botimit "Kurbani", do të përfundonte dy vëllime.

Rama: Nëse do shkruaja vazhdimin e "Kurbanit" me këtë temë mund të dilnin dy volume me titujt: "Europë mu bëfsh Kurban" dhe "Europë tu bëfsha Kurban".

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/negociatat-rama-nje-date-ankorimi-ne-be