Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një fenomen i rrallë ka ndodhur sot në bregdetin e Ksamilit, që banorët e zonës e quajnë 'bune'.

Një masë e bardhë veshtullore u shfaq në sipërfaqen e ujit, fillimisht në zonën e "Tre ishujve" dhe pastaj u përhap më tej.

Paraprakisht u dyshua për një ndotje të ujit, por banorët shpjegojnë se bëhet fjalë për zhvendosjen e rrymave të ujit nga perëndimi, që shkaktojnë lëvizjen e dallgëve nga fundi i detit.

Banori: Sot janë kthyer rrymat nga perëndimi dhe kemi det të brendshëm, quhet bune. Lëvizin dallgët nga fundi i detit, nuk ka valë sipërfaqësore dhe lëviz leshterikët. Kjo zgjat tre ditë, dmth deti i brendshëm dhe pastaj normalizohet.

Gazetari: Janë ankuar pushuesit?

Banori: Jo thjesht nuk i lëmë të futen në ujë, sidomos fëmijët, se i tërheq nga fundi deti. Siç e shikoni i ka shqyer dërrasat, ka bërë ndonjë dëm.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ndotet-bregdeti-i-ksamilit