Surprise Me!

Erion Veliaj dhe artistët vizitojnë “Arenën Kombëtare” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-06-28 3 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ashtu sikurse edhe projekti i teatrit të ri kombëtar, edhe plani i parashikuar për stadiumin u shoqërua me debate. Kjo ka bërë që gjatë vizitës në kantierin e ndërtimit të ?Arenës Kombëtare?, kryebashkiakut t?i bashkohen edhe një grup artistësh, që deri më tani ishin zëri i atyre që donin një teatër të ri.

Erion Veliaj: ?Jam shumë i lumtur që bashkë me miq aktorë, që kanë qenë pjesë e debatit konstruktiv për teatrin e ri, patëm sot një vizitë, së bashku me Marco Casamontin, arkitektin e famshëm italian, që jo vetëm ka projektuar, por edhe po e mbikëqyr deri në detaje stadiumin e ri të Tiranës. Është një stadium padyshim, më moderni sot në Europë, nga rifinitura deri te koncepti bazë. Sot ishte vetëm një tjetër premtim i mbajtur për t?u treguar aktorëve se çfarë potenciali dhe fuqie kemi me teatrin e ri, që besoj do të jetë kantieri i ardhshëm, pas stadiumit, për Tiranën. Një stadium dhe një projekt gjigant, i papërballueshëm vetëm me kostot e shtetit, qoftë kjo qeveria apo bashkia, me një partneritet privat, ku tashmë privati ka marrë një hotel me 5 yje dhe ka filluar punën, ndërkohë publiku ka marrë një stadium me vlerë 70 milionë euro?.

Arkitekti Casamonti i njohu artistët dhe aktorët me mundësitë e mëdha që ka krijuar ky lloj bashkëpunimi, për realizimin në një kohë të shkurtër të një ?arenë Kombëtare?.

Marco Casamonti: ?Stadiumi dhe teatri janë ndërtesa shumë të ngjashme po t?i shohësh nga një këndvështrim sepse janë bërë për publikun; janë bërë për kohën e lirë, për dëfrim dhe për të rritur nivelin kulturor të një vendi. Mendoj se stadiumi i Tiranës do të jetë një pikë referimi për qytetin, jam i sigurt që do të rivitalizojë plotësisht këtë pjesë të qytetit, duke e bërë një vend tërheqës dhe takimesh. Uroj që Tirana mund të realizojë shumë hapësira për qytetarët dhe uroj që të ketë të njëjtin fat që pati sheshi ?Skënderbej, i cili para pak ditësh fitoi një çmim të rëndësishëm për arkitekturën?

Nëpërmjet një bashkëpunimi te ngjashëm pritet të ndërtohet edhe Teatri i ri Kombëtar, pa shpenzuar nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Buy Now on CodeCanyon