Reshjet e ditëve të fundit kanë sjellë mjaft probleme në plazhet e vendit. Në Sarandë si pasojë e prurjeve të lumit Bistrica dhe përrenjve të lëshuar nga kodrat ka bërë që mbetje të shumta të përfundojnë në bregun e detit e për pasojë edhe ndotjen e tij.<br /><br />Edhe pse sot është mot me diell asnjë qytetar dhe turist nuk kanë dal në det pasi i gjithë bregu është i mbushur me mbetje të shumta.<br /><br />Nga ana tjetër bashkia as që e ka marrë mundimin për të pastruar bregun e detit nga mbetjet të cilat kanë veshur të gjithë pjesën e rërës.