Dibra do të kujtojë përherë kapiten Floran Delia, pilotin e Forcës Ajrore, i cili humbi jetën në një aksidenti ajror 2 vjet më parë.

Në një ceremoni të zhvilluar në mjediset e Pallatit të Kulturës në Peshkopi, me vendim të Këshillit Bashkiak, ku merrnin pjesë familjarë, kolegë dhe qytetarë të Peshkopisë, kapiteni Floran Delia u nderua me titullin ?Qytetar Nderi? (pas vdekjes).

Ministrja e Mbrojtjes, OltaXhaçka, në fjalën e rastit u shpreh se kujtimi i heronjve të FA të rënë në krye të detyrës është njëherësh angazhim për vëmendjen që meritojnë ushtarakët shqiptarë.

Ky angazhim solemn që në fakt më takon ta marr edhe personalisht në cilësisnë e ministres së Mbrojtjes, na detyron të gjithëve të kujtojmë me shumë respekt sakrificën e të gjithë atyre që nuk jetojnë më. Njëherësh është edhe angazhim për të nderuar të gjithë ushtarakët që i shërbejnë atdheut, që kanë marr përsipër të rrezikojnë edhe jetën e tyre për të bërë profesionin shumë të nderuar të ushtarakut, por edhe profesionin e rrezikshëm të pilotit.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka