Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
18 pasi ndërroi jetë në një spital të Italisë, 21 vjeçarja Anxhela Meçani do të prehet në vendlindje.

Trupi i pajetë ka mbërritur pranë familjarëve në Fier dhe sipas agjensisë funerale që ka bërë transportin është i dëmtuar në 70% të tij.

Familjarët, të cilëve iu desh të përjetojnë gjatë dhimbjen, kërkojnë drejtësi dhe zbardhje të ngjarjes. Gjyshi Isa Veizaj dhe babai Dritan Meçani apelojnë që autori të marrë dënimin maksimal.

Anxhela Meçani u nda nga jeta në 10 qershor të këtij viti. 20 vjeçarja sipas mediave italiane u dhunua dhe u hodh në rrugë nga një makinë në qytetin e Torinos, ndërsa ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Meçani ishte larguar drejt Italisë në muajin dhjetor bashkë me një të ri nga Fieri, i cili në një bisedë me një të afërme të 20 vjeçares thotë se atje viktima ishte celebruar me një italian për dokumente. Emri i tij nuk bëhet i ditur, por sipas këtij regjistrimi, dëshmitari mohon që e reja të punonte si prostitutë, variant ky i publikuar nga mediat italiane.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/mberrin-ne-fier-trupi-i-pajete-i-anxhela-mecanit-familjaret-kerkojne-denimin-e-autorit