Surprise Me!

Ora News - Basha: 3.4 milionet eurot janë të Bandës së Elbasanit, pyetet dhe për foton me Vladin

2018-06-29 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i PD-së Lulzim Basha vijon të akuzojë Taulant Ballën si garantorin e 3.4 milionë eurove të mbërritura në Durrës më 24 qershor. Sipas Bashës paratë janë të një prej bandave më të mëdha të Elbasanit.

"Taulant Balla është garantuesi i kalimit të parave të bandës së Elbasanit. Policia është njoftuar nga partnerët dhe këta janë para droge që pastrohen me bekimin dhe garancitë e kupolës së PS-së këtë rast sekretarit të përgjithshëm të PS-së. Paratë janë të një prej bandave më të mëdha të Elbasanit"

Po për foton ku Basha ka dalë me një prej vëllezërve të personave të akuzuar si pritës të ngarkesës me 3.4 milionë euro.

Pyetjes: Cfare lidhje ka me vellezërit Vladi

Basha përgjigjet: "E ka marrë foton nga banda e Elbasanit. Unë si politikan takoj me mijëra njerëz. Një gjë është e saktë, nëse është ashtu ta marrin ta arrestojnë. E kam të pamundur për momentin se unë takoj mijëra njerëz. Personi në fjalë nuk më thotë asgjë po lidhja me foton më tregon se Taulant Balla është garantuesi i kalimit të parave të bandës së Elbasanit.

Policia është njoftuar nga partnerët dhe këta janë para droge që pastrohen me bekimin dhe garancitë e kupolës së PS-së këtë rast sekretarit të përgjithshëm të PS-së. Të tjerat janë pesë me hiç janë përpjekje që kriminelët dhe garantuesit e pastrimit të parave këtë rast Taulant Balla ti shpëtojnë konseguencave ligjore.

Ndërkohë sot kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, deklaron se do të depozitojë sot në prokurori foton që publikoi dje në Kuvend, në të cilën pretendonte se ishte vëllai i një prej kushërinjve Vladi të shpallur në kërkim për 3.4 milionë eurot kontrabandë, me kryetarin e Partisë Demokratike.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/basha-34-milionet-eurot-jane-te-bandes-se-elbasanit-fotoja-nuk-me-thote-gje

Buy Now on CodeCanyon