Surprise Me!

Ora News - Mbërrin në Fier trupi i pajetë i Anxhela Meçanit, familjarët kërkojnë dënimin e autorit

2018-06-29 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ka mbërritur mëngjesin e sotëm pranë familjes në Fier, trupi i pajetë i 21 vjeçares Anxhela Meçani, e cila u vra brutalisht në fillim të muajit në Itali pasi u hodh nga makina.

Policia italiane ka arrestuar një të dyshuar për ngjarjen, i cili dyshohet se ka qenë klient i 21 vjeçares që sipas hetimeve ishte punonjëse seksi.

Familja e 21 vjeçares në Fier, thotë se do ta ndjekë këtë çështje deri në fund ndërsa kërkon dënim maksimal për autorin.

Gjyshi Isa Veizaj: Për herë të parë krijoj një urrejtje për personin që ka kryer këtë akt makabër në Itali. Nuk e njoh as më njeh, dua të marrë dënimin më maksimal nga gjykata. Ia lëmë gjykatës dhe prokurorisë për të dhënë meritën e fundit të gjykimit.

Babai Dritan Meçani: Krimineli i kësaj çështje të penalizohet me dënimin më të rëndë, nisur nga krimi i ashpër dhe dhimbjet që na ka dhënë neve.Do ta ndjek çështjen derisa të marrë drejtësi.

Më herët ata kishin kërkuar ndihmë për sjelljen e trupit të pajetë nga Italia për tu prehur në vendlindje.

Anxhela Meçani u nda nga jeta në 10 qershor të këtij viti. 21 vjeçarja sipas mediave italiane u dhunua dhe u hodh në rrugë nga një makinë në qytetin e Torinos, ndërsa ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Meçani ishte larguar drejt Italisë në muajin dhjetor bashkë me një të ri nga Fieri, i cili në një bisedë me një të afërme të 21 vjeçares thotë se atje viktima ishte celebruar me një italian për dokumente. Emri i tij nuk bëhet i ditur, por sipas këtij regjistrimi, dëshmitari mohon që e reja të punonte si prostitutë, variant ky i publikuar nga mediat italiane.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/mberrin-ne-fier-trupi-i-pajete-i-anxhela-mecanit-familjaret-kerkojne-denimin-e-autorit

Buy Now on CodeCanyon