Për të hapur negociatat me Bashkimin Europian, kreu i opozitës Lulzim Basha thotë se më parë duhet të largohet qeveria si e vetmja pengesë për ndezjen e dritës jeshile për Shqipërinë.

?Nuk do hapen nëse do kemi Fatmir Xhafën ministër të Brendshëm dhe Edi Ramën që sundon në këtë qeveri krimi, pasi Rama mbron Saimirin, Tahirin dhe sundon mbi perandorinë e krimit dhe e kthen vendin në hambar droge.?

Forma dhe mënyra për të larguar qeverinë thotë se do të diskutohet ditët në vijim, por bojkoti i parlamentit, një paralajmërim i dhënë me shqetësim këtë javë edhe nga Keshilli Europian, nuk përjashtohet si opsion.

?Të gjitha opsionet janë në tavolinë, diskutimet kanë nisur dhe do intensifikohen ditët në vijim.?

Intensifikimi i aksionit opozitar thotë se do të nisë me projektligjin që parashikon prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar, pas së cilës Basha shprehet se fshihen interesa korruptive të kryeministrit.