Surprise Me!

Balla: Pronaret e Toyotes te lidhur me PD

2018-06-29 0 Dailymotion

Taulant Balla iu përgjigj akuzave të opozitës së është i lidhur me rastin e 3.4 milionë eurove të kapura në portin e Durrësit, me paralajmërimin për një tjetër Padi.

?Pas shpifjeve dhe ofendimeve të reja të Lulzim Bashës, tanimë drejtuar gjithë grupit parlamentar, ndërkohë që jemi të bindur se afera e eurove të sekuestruara do të zbardhet plotësisht pasi të kapen autorët në kërkim (me të cilët lidhja e PD është antike ndërsa e Lulzim Bashës me ta është së paku fotografike), po vlerësojmë çuarjen në Gjykatën e Krimeve të Rënda të një padie të tretë, në tre ditë, për gojën e tij të përdale totalisht pas vendimit të Këshillit Europian për datën e negociatave.?

Por sipas opozitës, në këtë aferë është e përfshirë e gjithë qeveria.

?Rasti i 3.4 milionë eurove të drogës me Toyota Yaris është simboli i përfshirjes së maxhorancës së Edi Ramës në pastrimin e parave të drogës, duke nisur nga dy ministrat e brendshëm tek kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla", tha Flamur Noka.

Opozita tha gjithashtu se raportimet ditëve të fundit të gazetës franceze ?Liberation? tregojnë se qeveria gënjen edhe për luftën kundër kultivimit të kanabisit, pasi sipas saj, bima narkotike vijon të mbillet ende në vend.

Buy Now on CodeCanyon