Kjo është vetëm një pjesë e aksit Fushë Krujë-Milot. Në këtë segment nuk ka sinjalistikë. E njëjta gjendje është në të gjithë gjatësinë e rrugës. Nga mungesa e tabelave shumë drejtues automjetesh humbin orientimin.<br /><br />Për të mbërritur në Mamurras, shpesh here udhëtarët përshkojnë rrugën në afërsi të Laçit dhe rikthehen sërish tek destinacioni fillestar.<br /><br />Nuk ngatërrojnë rrugë vetëm përdoruesit e vjetër të saj dhe ata që banojnë pranë autostradës. Punonjësit e mirëmbajtjes nuk i ka parë kush. Banorët e zonës akuzojnë për neglizhencë institucionet përgjegjëse.