Bashkëkryetari socialist për Reformën Zgjedhore Bledi Çuçi në një prononcim për Report Tv deklaroi se Partia Socialiste është gati për depolitizimin e komisioneve zgjedhore.

Partia Socialiste është gati që të depolitizojë komisionet zgjedhore plotësisht. Ne jemi gati që brenda vjeshtës të përfundojmë amendamentet e Kodit Zgjedhor.

Bledi Çuçi
E ndërsa sistemi zgjedhor pritet që të mos ndryshojë, dy pikat që kanë sjellë më shumë debat mes shumicës dhe opozitës janë votimi elektronik dhe ai i emigrantëve. Çuçi shprehet se jemi gati që ta pilotojmë në disa bashki në zgjedhjet e 2019 votimin e elektronik.

Votimin elektronik jemi gati ta pilotojmë në disa bashki në 2019. Përsa i përket votimit të emigrantëve, vetëm për zgjedhjet parlamentare. Deri tani nuk ka sfond politik për ndryshim sistemin zgjedhor. 30% gra, PS gati të ndryshojë Kodin Zgjedhor për garantimin

Bledi Çuçi