Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kur kanë kaluar dhjetë ditë nga ?mbytja? e iranianit me banim në kampin e muxhahedinëve në Manëz, autotitetet nuk kanë mundur të gjejnë asnjë gjurmë të tij.

Tre ditë kërkime në rezervuarin ku u raportua se u mbyt 47-vjeçari nga skuadra e polumbarëve rezultuan të dështuara.

Në këto kushte, grupi hetimor i përforcon edhe më shumë dyshimet se kemi të bëjmë me një inskenim pasi dyshohet se kemi të bëjmë me një arratisje ose vrasje të shtetasit iranian.

Burime nga grupi hetimor thanë për Ora News se kanë dyshime që mbytja e iranianit të jetë një inskenim, pasi i gjithë rezervuari është krehur nga polumbarët dhe trupi i 47 vjeçarit nuk është gjetur ende.

Të njëjtat burime theksojnë se 47-vjeçari, i cili familjan e ka në Iran, dyshohet se është arratisur nga kampi për arsye ende të paqarta dhe bashkëkombasit e tij e mbulojnë duke u shprehur se është mbytur.

Sipas tyre, më 19 qershor, në rezervuarin e fshatit Rrotull në Durrës, disa kilometra larg kampit të tyre, është futur për t?u larë dhe është mbytur shtetasi iranian M.Sh. 47 vjeç, banues në Manëz.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mbulohet-me-mister-zhdukja-e-muxhahedinit-nuk-gjendet-trupi-ne-rezervuar