Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para e mëngjesit të së shtunës në Lushnje.

Nga aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe ka mbetur i plagosur pasagjeri.

Shtetasi me iniciale V.H, 24 vjeç, banues në fshatin Halilaj, humbi kontrollin e mjetit tip "Fiat punto" dhe ka dalë jashtë rruge.

"Për pasojë 24-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ndërsa pasagjeri me iniciale L.P, 28 vjeç, banues në fshatin Pirrë, ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve,"-raporton policia.

Ngjarja e ka ndodhur rreth orës 02:25 në vendin e quajtur "Zhym".

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të kësaj ngjarje.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/aksident-ne-lushnje-humb-jeten-drejtuesi-i-mjetit