Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Reshjet e shiut kanë rikthyer përmbytjet në Elbasan. Në këtë qark më e prekur ka qenë Njësia Administrative Klos, ku si pasojë e daljes nga shtrati e një përroi janë dëmtuar banesa dhe kultura bujqësore.

Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar jo pak dëme në qarkun e Elbasanit. Njësia Klos ka qënë më e prekura ku si pasojë e daljes së një prroi nga shtrati janë dëmtuar biznese, banesa si dhe kultura bujqësore

Banorët tregojnë se dalja e përroit ka qënë e menjëhershme dhe i ka zënë në befasi duke mos mundur të shpëtojnë orenditë nga përmbytja.

Dëme janë shkaktuar edhe në qytetin e Elbasanit, ku një banesë e vjetër është shembur duke lënë pa strehë një 57-vjeçare banuese në lagjen Kala.

Në lagjen Kala të qytetit të Elbasanit shumë shtëpi të vjetra për shkak të vlerave historike janë shpallur monumente kulture, ndalimi i ndërhyrjes në to si dhe kushtet atmosferike, kanë çuar drejt shembjes së tyre.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/perroi-del-nga-shtrati-permbytet-cerriku