Surprise Me!

Report TV - Përmbytja e Bibliotekës Kombëtare/ Shoqëria Civile protestë: Të nisin hetimet

2018-06-30 0 Dailymotion

Pasi Biblioteka Kombëtare shpalli gjendjen e emergjencës, pas përmbytjeve që iu bë pak ditë më parë katit të parë të saj, sot qytetarë dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile protestuan pranë Bibliotekës Kombëtare.<br /><br />Protesta vjen pikërisht pas përmbytjeve në këtë Bibliotekë, ku u dëmtuan disa materiale. Kujtojmë këtu se, Biblioteka Kombëtare u përmbyt nga reshjet e shiut të datës 23 qershor. Në një nga sallat e saj në katet e nëndheshme, në të cilën ndodhen libra, revista dhe gazeta, ku mbizotërojnë tekstet mësimore dhe botime të 15 viteve të fundit, janë përfshirë nga uji duke u dëmtuar pjesërisht. <br /><br />Aktivistët kanë kërkuar nisjen e hetimeve nga ana e Prokurorisë për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, drejtoreshën e Bibliotekës, si dhe kompaninë që kryente punime në afërsi të bibliotekës.

Buy Now on CodeCanyon