Surprise Me!

Report TV - Kavajë, mbeturinat urbane derdhen në pyllin e pishave, ndotet zona përreth plazhit

2018-06-30 4 Dailymotion

Fenomeni i derdhjes së mbeturinave urbane në vende të pacaktuara është bërë tepër i zakonshëm. Në pyllin e pishave në zonën e Qerretit në Kavajë, makina e bashkisë ka derdhur mbeturinat urbane.<br /><br />Siç shihet dhe nga pamjet makina është futur në mesin e pishave, ku ka zbarkuar mbeturinat, duke ndotur zonën përreth pishave, në një hapësirë të pastër e të gjelbër.<br /><br />Ky është një problem shqetësues jo vetëm për banorët e zonës përreth, por edhe për pushuesit, të cilët kanë zgjedhur të kalojnë ditët e tyre të pushimit në plazhin përreth pishave.

Buy Now on CodeCanyon