Surprise Me!

Bylykbashi: Rasti “Tahiri” do të bëhet rregull në Kuvend - News, Lajme - Vizion Plus

2018-06-30 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Partia Demokratike ka sulmuar kryeparlamentarin Gramoz Ruçi dhe mazhorancen se kërkojnë te mbrojnë me imunitet ministrat dhe deputetet e korruptuar.

Nënkryetari i grupit parlamentar demokrat Oerd bylykbashi ka deklaruar se te enjten mazhoranca synon te miratoje rregullat e reja ne lidhje me rastet kur prokuroria kërkon heqjen e imunitetit siç veproi ne rastin Tahiri.

Oerd Bylykbashi: Gramoz Ruçi po sjell në Parlament me kërkesë të Edi Ramës për miratim, të enjten që vjen, të një vendimi i cili rastin ?Tahiri? e kthen në rregull.

Sipas PD këto ndryshime e kthejnë parlamentin ne Gjykate.

Me këtë veprim Edi Rama dhe Gramoz Ruçi duke i dhënë imunitet dhe mbrojtje kriminelëve, imunitet parlamentar dhe duke kthyer Parlamentin në Gjykatë, rrëzon Reformën në Drejtësi.

I heq çdo mundësi që peshqit e mëdhenj të arrestohen nga drejtësia, qoftë edhe ajo e reformuar, dhe të mbrohen ashtu siç bënë me Sajmir Tahirin.

Ne kalendarin e parlamentit është parashikuar qe ne 5 korrik te miratohen ndryshimet ne rregullore, pjese e te cilave është edhe çështja e imunitetit. Sipas këtyre ndryshimeve prokuroria duhet te paraqesë prova para parlamentit kur kërkon arrestimin e një deputeti apo ministri. Ndryshimet ne rregullore u depozituan ne kuvend ne janar te këtij viti por nuk kaluan asnjëherë për miratim për shkak te reagimit te opozitës.

Edhe këtë here burime nga mazhoranca bëjnë me dije se drafti nuk do te kaloje ne séance e se enjtes pasi është ende ne diskutim.

Buy Now on CodeCanyon