Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emërimet e fundit në diplomaci, Partia Demokratike thotë se vijnë nga ish-Byroja Politike e Partisë Komuniste.

Deputetja Dhurata Çupi akuzoi ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati se njësoi si i ati emëron në poste të rëndësishme diplomatike familjarët e ish-Byrosë Politike.

Çupi: Një nga kushtet që Shqipërisë t?i hapen negociatat qershorin e ardhshëm është detyrimi i qeverisë për të ndërtuar dialog konstruktiv me opozitën!

Por qeveria e ka shkatërruar që tani këtë prioritet, duke e shndërruar diplomacinë shqiptare në strehën e pinjollëve te ish diktaturës komuniste.

Ministri Ditmir Bushati, i biri i Sul Bushatit, zbaton të njëjtat kritere siç bënte dikur i ati në diktaturë, duke emëruar familjarët e ish-Byrosë Politike në poste të rëndësishme diplomatike.

Rasti i fundit është ai i emërimit të ambasadorit të Shqipërisë në Suedi të Virgjil Kules, dhëndri Rita Markos.

Ky emërim nuk është i rastësishëm!

Mbesa e Hysni Kapos është emëruar ambasadore në UNESCO

Dhëndri i Lenka Çukos ambasador në Izrael.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pd-bushati-si-babai-ne-diktature-emeron-familjaret-e-ish-byrose-si-ambasadore