Në takimin e zhvilluar paraditen e sotme në Kryeministri, ku shefi i qeverisë, Edi Rama, zhvilloi takimin e radhës me koordinatorët për bashkëqeverisjen, foli edhe një qytetare.

Zonja në fjalë ia tha në sy kryeministër se nuk ka folur asnjëherë për problemet me siguracionet shoqërore.

?Nuk i ke përmendur kurrë sigurimet shoqërore, njerëzit presin në radhë.?-i tha qytetarja .

Rama iu përgjigj se zgjidhja gjendet tek platforma për bashkëqeverisjen.

?Shqipëriaqëduam.al është një rrugë e shpejtë për të adresuar problemin konkret. Nuk është zëvendësim i institucioneve por ka transformuar zyrat e pritjes për çdo qytetar. ?