http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
2 korriku i 1990-ës kujtohet si nisja e rebelimit të shqiptarëve kundër diktaturës komuniste. Me mijëra banore te Tiranës, por edhe të ardhur nga qytetet të tjera u futën masivisht në ambasadat e vendeve perëndimore. Ata kapërcyen muret e përfaqësive diplomatike të Gjermanisë, Greqisë, Francës, Italisë, por edhe shumë vendeve të tjera. Të gjithë kërkon azil politik, për të shpëtuar nga varfëria e skajshme në Shqipëri.

Numri më i madh mësynë ambasadën gjermane. Një kamion ?Skoda? shemb murin rrethues të godinës së Ambasadës së Gjermanisë, e cila ishte ndërtuar pak vite më parë.

Megjithatë hyrja në ambasadat e huaja në Tiranë u zhvillua nën vëzhgimin e policisë se kohës, e cila në kulmin e këtij aksioni nuk reagoi. Pas shumë ditësh qëndrim në ambientet e përfaqësive diplomatike dhe pas shumë negociatash mes diplomatëve të huaj dhe shtetarëve shqiptarë, u ra dakord që qytetarët shqiptarë të mund të largoheshin nga Shqipëria.