Surprise Me!

Rama: Debati për teatrin, artificial

2018-07-02 0 Dailymotion

Çështje të mbyllur e quan kryeministri Rama ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar. Në inaugurimin e kompleksit ArTurbina, kreu i qeverisë e quajti artificial debatin e nxitur nga një pjesë e aktorëve dhe regjisorëve që kërkojnë të ruhet godina ekzistuese.

Sipas Ramës sfida e vërtetë  që duhet të shqetësojë aktorët dhe regjisorët është e  ardhmja e artit skenik dhe jo godina e Teatrit.

Kryeministri komentoi edhe idenë e ndërtimit të teatrit në një truall tjetër larg qendrës së kryeqytetit.

Rama tha se kompleksi ArTurbina është një tullë më shumë në përpjekjen e vështirë për të mbështetur artin skenik, ndërsa njoftoi hapjen e garës për rehabilitimin e Galerisë së Arteve.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon