Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prezenca ushtarake ruse në rajon është një kërcënim për stabilitetin. Kështu është shprehur ish-Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu në Forumin për Sfidat në Ballkanin Perëndimor të mbajtur në Londër.

Eventi është organizuar nga ish-Sekretari Britanik i Mbrojtjes Lord Des Browne dhe ish-Ministri shqiptar i Mbrojtjes Fatmir Mediu, në bashkëpunim me ELN (Rrjeti Lidershipit Evropian).

Fatmir Mediu gjatë fjalës së tij vuri në dukje faktin se mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri është tregues i qartë i shmangies nga funksionimi demokratik i vendeve në rajon, ku korrupsioni dhe krimi i organizuar kane fituar pushtet politik dhe vendimarrës.

Mediu theksoi nevojën që reformat e rëndësishme që kërkohen nga BE përveç formës, duhet te implementohen drejt në mënyrë që të shmangen situata si ajo me reformën në drejtësi në Shqipëri, e cila ka vendosur në kolaps dy gjykata të rëndësishme, atë Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.

Sipas Mediut, retorika nacionaliste në rajon përdoret për qëllime të përfitimeve politike ndërsa shumë konflikte të fjetura mund të bëhen aktive.

Përfaqesuesi i Austrisë, e cila merr Presidencën e radhës të BE, ish-Ministri i Mbrojtjes Fasslabend theksoi se kriza e emigracionit nuk duhet të anashkalojë zgjerimin e BE me vendet e Balkanit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mediu-prezenca-ushtarake-ruse-ne-rajon-kercenim-stabilitetin