Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

"Në çastin kur po hy në radhët e anëtarëve të profesionit mjekësor betohem solemnisht se jetën time do ta vë në shërbim të humanitetit. Shëndeti i pacientit tim do të jetë brenga ime më e madhe. Këtë betim po e jap në mënyrë solemne e të lirë, duke u mbështetur në nderin tim personal".

Ky betim, mendohet të jetë shkruar rreth viteve 400 p.e.s nga mjeku grek HipokRati që sot njihet babai i mjekësisë. Këto parimet të larta etike që gjenden në këtë betim ende udhëheqin profesionin e mjekut.

Duhet të ndodh kështu edhe sot, mes sfidave të mjekësisë bashkëkohore, prurjeve të rejave të mjekësisë, patologjieve të reja dhe agonive të krijuara në sistem shëndetësore.

Sicçbetimi e kërkon, një mjek nuk ka orë, ditë të lodhshme apo më pak të lodhshme, nuk merret parsysh shkalla e rrezikut dhe një kirurg nuk ka kurrë justifikim për të mos kapur bisturitë.

Ylber Vata, kirurgu në një karrierë të gjatë në këtë specialitet rikthehet në Kukës, këtë herë pjesë e politikave mbështetëse financiare për mjekët; siç është bonusi.

Është akomoduar në një nga hotelet e këtij qytetit të vogël në veri të vendit, qytet në të cilin ka nostaligjinë e një fëmijëve dhe një të riu që hyri për herë të parë në sallën e operacionit.

La përkohësisht Tiranën dhe Spitalin Universitar ?Shefqet Ndroqi?, trafikun e rënduar dhe intensitetin e një qyteti që bashkë me popullsinë rritet edhe në patologji.

Kthehet në spitalin që e ka larg nga hoteli jo më shumë se 7 minuta, në një klimë më të mirë, rigjen kolegët dhe sot ka një pagë 2.5 mln lekë, më e larta për bluzat e bardha në Shqipëri.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/une-jam-mjek-bonuset-po-kthejne-ne-shqiperi-mjeket-e-diplomuar-jashte