Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një ngjarje e rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit sotëm në fshatin Gjegjan të Elbasanit, ku një çift bashkëshortësh janë gjetur të pajetë në banesën e tyre dy katëshe.

Viktimat janë Vasil Liçi 65 vjeç, dhe bashkëshortja e tij shtetasja Sabrie Liçi, 61 vjeçe. Policia thotë se çifti është gjetur i pajetë nga nipi i tyre pak pas mesnatës.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ku nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi Vasil Liçi ka hapur bombolën e gazit dhe më pas i ka vendosur flakën.

Si pasojë kanë marrë flakë disa orendi shtëpiake si dhe dyshohet nga asfiksia kanë ndëruar jetë bashkëshortët.

Nipi i tyre ka konstatuar zjarrin dhe ka shkuar menjëherë në banesë duke u futur nga dritarja por çifti kishte ndërruar jetë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/elbasan-cifti-i-bashkeshorteve-gjendet-i-pajete-ne-banesen-e-perfshire-nga-zjarri