Në vijim të detyrave dhe organizimit të kontrolleve sipas Operacioneve "Tispol? Korrik 2018, kjo javë për Policinë Rrugore të kryeqytetit, nisi me kontrollet për mënyrën e sjelljes së drejtuesve të mjeteve sipas sinjalizimit rrugor horizontal në rrugën Teodor Keko, një shkelje kjo e kthyer në shqetësim dhe rrezik të përhershëm për përdoruesit e rrugës.

Nga kontrollet policore të ushtruara në këtë rrugë u verifikuan dhe proceduan administrativisht:

? 56 drejtues mjetesh për mospozicionim në korsinë e duhur të lëvizjes

? 36 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve

? 3 drejtues motomjetesh të arrestuar për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt

? 55 mjete të ndaluara administrativisht për detyrime të pashlyera

? 450 masa për shkelje të tjera.