Surprise Me!

Basha firmos peticionin për Teatrin

2018-07-04 0 Dailymotion

Një ditë para votimit me procedurë të përshpejtuar nga parlamenti të projektligjit për Teatrin e Ri, kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu shtua firmëtarëve që kanë nënshkruar peticionin kundër shembjes së godinës ekzistuese.

Basha paralajmëroi betejë brenda dhe jashtë sallës së Kuvendit dhe i kërkoi qeverisë të tërhiqet nga kjo nismë ligjore që sipas tij është një akt kundër kujtesës së qytetit përmes grabitjes së pronës publike.

Kreu i Partisë Demokratike i bëri thirrje faktorit ndërkombëtar të reagojë dhe te mos lejoje shkeljen e Kushtetutës. Ndërsa aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe aktorë folën për një betejë që u takon të gjithë shqiptarëve.

Më herët Partia Demokratike akuzoi kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj se në shkelje të kushtetutës dhe ligjit refuzoi të mos informojë parlamentin lidhur me projektin e Kompanisë ?Fusha?.  Ndërsa deputetja Jorida Tabaku publikoi disa dokumente të vitit 1938 të nënshkruara nga familja Libohova, që sipas saj ndalojnë tjetërsimin e pronës te Teatri Kombëtar.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon