Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon pasardhësin e tij, Edi Rama se po vjedh Teatrin Kombëtar përmes projektligjit që synon shembjen e atij ekzistues dhe ndërtimin e të riut. Sipas Berishës, pas shembjes së Tearrit Kombetar fshihet një vjedhje e paimagjinueshme e kryeministrit.<br /><br />Kur BE shtyu negociatat për në fund të 2019, ju garantoj deri në gjysmën e dytë të 2021, këtu do jemi, në vend të paraqitet sot në Kuvend një program, plan i studiuar për të adresuar 13 kushtet e caktuara nga kryeministri paraqitet ligji i ekzekutimit të një simboli të arrirë kombëtar, i Teatrit Kombëtar, nga një njeri që udhëhiqet nga urrejtja ndaj çdo gjëje, por vecanërisht në artin e kulturën, pasi vet i mbetur në komplekset primitive të një adoleshenti të droguar shkarravit gjithë jetën.<br /><br />Shqiptarët presin çdo bëjë Kuvendi, pas goditjes së tmerrshme që morën, pas 13 kushteve, kjo lukuni mafiozësh ka vetëm një axhendë, të vjedhë çdo orë, e çdo ditë, kjo që ndodh me Teatër është vetëm vjedhje, me një procedurë të paimagjinueshëm. Fatin e tij e përcaktojnë artistët, artistet dhe vetëm artistët.