Projekti i gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline do të përjashtohet nga tatimi mbi vlerën e shtuar. Ministria e Financave dhe konsorciumi TAP kanë arritur një marrëveshje e cila lejon që çdo import që kompania do të bëjë për qëllimet e punimeve të veta të kalojnë në doganë me tvsh 0, ndërsa për nënkontraktorët mallrat për ndërtimin e projektit do të blihen pa tvsh, përmes sistemit të autofaturimit.

Marrëveshja për zgjidhjen e kësaj çështjeje ka nisur të negociohet mes qeverisë dhe TAP që në Mars të vitit të shkuar, ndërsa të mërkurën është depozituar në kuvend.

?Ky propozim, synon të ulë në parametra të menaxhueshëm shumën e kërkesave për rimbursime të TVSH-së, duke bërë të mundur që projekti TAP të mos vihet në vështirësi për financimin e punimeve,? thuhet në relacionin e marrëveshjes.

Kompania që po ndërton gazsjellësin deri më sot paguante TVSH në doganë dhe në furnizimet që u merrte firmave që punonin për të e më pas rimbursohej nga shteti. Por vonesat në rimbursimin e TVSH-së bënë që qeveria të gjejë një tjetër rrugë për këtë çështje.