Surprise Me!

Ekskluzive/ Detajet e krimit në Milot, Violeta telefonoi bashkëshortin para vrasjes, dosja

2018-07-06 6 Dailymotion

?Eja te tregu?, ishte ky komunikimi telefonik i fundit mes bashkëshortëve Dona, para se Violeta Donaj të ekzekutonte me pistoletë Kujtim Donajn më 17 qershor 2018.

Report Tv ka siguruar ekskluzivisht dosjen e prokurorisë së krimeve të rënda e cila ka hetuar këtë krim dhe një ditë më parë ka kërkuar nga gjykata ta lërë Violetën në qeli me akuzën e vrasjes për shkak të mardhënieve familjare.

Nga hetimet rezulton se fillimisht ka qenë gruaja e cila ka mbërritur në treg me automjetin e saj SMART, ngjyrë e kuqe e errët, me targa AA389LR. Pas këtij momenti ajo ka telefonuar bashkëshortit të saj që të vinte te kioska ku ata tregonin, për të sistemuar mallin.

Në momentin që Kujtim Donaj, 42-vjeç, ka mbërritur pranë vendit të punës, ai është qëlluar me tre plumba pistolete TT, pas shpine nga bashkëshortja e tij. 42-vjeçari ka humbur jetën në vend.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur tre gëzhoja. Sipas materialeve të mbledhura nga grupi hetimor në vendin e ngjarjes, Violeta Donaj pas krimit ka hedhur armën e zjarrit një pistoletë TT mbi mallin e një tregtari tjetër aty pranë dhe është larguar në drejtim të autostradës e ndjekur nga kunata e saj.

Në dosjen e akuzës rezulton se 35-vjeçarja ka ecur në këmbë përgjatë autostradës, e shoqëruar nga kunata e saj, bashkëshortja e vëllait, Anila Pali, kur edhe janë ndaluar nga patrulla e policisë. Për zbardhjen e këtij krimi janë marrë një sërë dëshmisë mes tyre ajo e tregtarit Preng Marku.

Buy Now on CodeCanyon