Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mblodhi në një takim strukturat e emergjencave civile dhe prefektët.

Gjatë fjalës së saj, Xhaçka ka njoftuar infrastrukturën e re të Forcave të Armatosura, helikopterët e të cilëve janë pajisur me kova të reja me kapacitet 2500 l secila.

Ministrja Xhaçka nuk harroi të përmendë djemtë dhe vajzat që angazhohen në terren në rastet e emergjencave.

Ky kapacitet në fakt është 12 herë më i madh sesa përpjekjet e shkuara. Përtej infrastrukturës dhe kapaciteteve ushtarake, fuqia dhe forca jonë e vërtetë mbeten pa diskutim djemtë dhe vajzat tona në uniformë që zbresin në terren që në momentet e para kur kërkohet ndihma për sigurimin e jetës dhe pronës së qytetarëve.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka
Më tej ministrja Xhaçka kërkoi angazhim më të madh nga pushteti lokal, duke filluar që nga buxheti i bashkive, të cilat duhet të parashikojnë fonde për emergjencat civile.

Pak, për të mos thënë shumë pak, nga 61 bashki në rang territori, kanë vënë në dispozicion për emergjencat 3% të buxhetit të tyre vjetor, siç parashikon ligji. Rezulton se gjatë përballjes së situatave të kaluara, strukturat lokale nuk kishin të përcaktuar drejtuesin e operacionit, siç e parashikon ligji aktual.