http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Premtimi i integrimit të ardhshëm në Bashkimin Evropian ka ndihmuar shumë vende në udhëtimin e tyre drejt demokracisë së plotë, shkruan Ditmir Bushati.
Ditmir Bushati është Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.
Më 10 korrik, qeveria britanike do të mirëpresë Samitin e Ballkanit Perëndimor në Londër ? momenti kulmor i disa muajve kritikë në marrëdhëniet midis BE-së dhe rajonit tonë. Ai vjen menjëherë pas marrëveshjes unanime të vendeve anëtare të BE-së për të vendosur qershorin 2019 si datën e hapjes së negociatave për anëtarësimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë - një vendim historik dhe i drejtë për të dyja palët, BE-në dhe Ballkanin Perëndimor.

Valët e njëpasnjëshme të zgjerimit të BE-së gjatë 45 viteve të fundit kanë gjeneruar stabilitet më të gjerë, kanë inkurajuar rritjen ekonomike dhe prodhuar paqe dhe pajtim mes armiqve të vjetër. Premtimi i integrimit në të ardhmen ndihmoi shumë vende në rrugëtimin e tyre drejt demokracisë së plotë. Ai inkurajoi zbatimin e programeve të tyre të modernizimit dhe reformës dhe tregoi përfitimet e përqafimit të vlerave të përbashkëta perëndimore. Shqipëria është krenare që ka ndërmarrë këtë rrugëtim.