http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

12 fëmijët e bllokuar në një shpellë në Tajlandë më 23 qershor, të cilët u gjetën të gjallë 9 ditë pas zhdukjes, i kanë shkruar një letër prindërve të tyre ku i thonë: ?mos u shqetësoni, ne jemi të gjithë të fortë?. Mes shënimeve të 12 lojtarëve, ata kanë shkruar edhe kërkesat e tyre për ushqim, por i drejtohen edhe mësuesve të mos u japin shumë detyra shtëpie.

Ndërsa trajneri i tyre 25 vjeçar, siguroi prindërit duke thënë: ?Të dashur prindërit e të gjithë fëmijëve, tani të gjithë janë mirë, ekipi i shpëtimit po na trajton mirë.

Një zhytës tajlandez Saman Kunan, i cili kishte marrë pjesë vullnetarisht në operacionin për shpëtimin e 12 djemve dhe trajnerit të tyre, humbi jetën për shkak të mungesës së oksigjenit teksa po mundohej të kthehej, pasi i kishte dërguar fëmijëve oksigjen në qendrën komanduese rreth 2 kilometra thellë nën tokë.

Ekipe shpëtimi nga SHBA, Australia, mbretëria e Bashkuar, Europa dhe Azia janë përfshirë në aksionin e nxjerrjes së futbollistëve të vegjël nga shpella.

Ndërkohë zyrtarët po bëjnë çdo përpjekje për të evakuuar nxënësit dhe trajnerin e tyre të bllokuar brenda shpellës në Tajlandën veriore.