http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Kanadanë ditët e fundit ka shkaktuar vdekjen e të paktën 52 personave, pjesa me e madhe e tyre te moshuar.

Numri më i lartë i viktimave është në Montreal dhe 40% e tyre janë gra, të gjitha mbi 60 vjeç. Autoritetet thonë thonë se pas marrjes së telefonatave të emergjencës shkonin në shtëpitë e të moshuarve, dhe sapo mjekët hynin brenda ndiheshin si në furrë për shkak të nxehtësisë së lartë.

Sipas shërbimeve shëndetësore se edhe fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna dhe njerëzit me sëmundje kronike janë te rrezikuar nga i nxehti ekstrem.

Temperaturat variojnë nga 43 deri në 45 gradë në pjesën më të madhe të ditës. Parashikuesit e motit thonë se temperaturat do të bien, por sipas zyrtarëve, bilanci i viktimave mund të vazhdojë të rritet në ditët e ardhshme.

Në vitin 2010, të paktën 100 persona humbën jetën në zonën e Montreal për shkak të të nxehtit ekstrem që përfshiu vendin.