Ndryshe nga shumica e gomoneve të kapura gjatë natës në ujërat italiane, këtë herë trafikantët tentuan të kalojnë në mes të ditës me një shpejtësi të ulët, me shpresën se do merreshin për një skaf turistik, pasi bregu i Leçes në këtë periudhë është i mbushur me të tillë.<br /><br />Por skafi 10 metra i gjatë nuk i shpëtoi syrit te së Guardia di Finanza-s. Detaji kryesor që ngjalli dyshimet e policisë, ishte se pjesa e përparme ishte paksa e zhytur në ujë për shkak te ngarkesës. Pikërisht aty trafikantët kishin fshehur 49 thasët me rreth 1 ton marijuanë. Vlera në treg e marijuanës së sekuestruar përllogaritet rreth 10 milionë euro.