Ndryshimet e motit tashmë duken krejt të zakonta.<br /><br />Pas disa ditëve me diell përvëlues, fundjava ul temperaturat dhe sjell reshjet e shiut. Por kjo nuk do të zgjasë shumë, të paktën për zonat bregdetare. Moti do të përmirësohet dhe e enjtja do të sjellë temperatura përvëluese.<br /><br />Me një parashikim të përgjithshëm, sinoptikanët thonë se muaji Korrik do të jetë me mot të ndryshueshëm, herë me shi, e herë me diell, deri në fund të tij.