Kreu i Bashkisë së Tiranës dhe bashkëdrejtuesi i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit (AADF), Martin Mata kanë organizuar mbrëmjen e djeshme një ceremoni festive me muzikë dhe një panair me punime artizanati.

Kryebashkiaku Veliaj tha se Pazari i Ri është treguesi më i mirë se kur gjërat bëhen duke bashkëpunuar dhe me dashuri, shqiptarët bëjnë mrekulli.

Jo vetëm në Shqipëri, por kudo, kur bëhen gjëra të reja gjithmonë ka rezistencë, hezitim, dyshime, ka njerëz që janë skeptikë, cinikë, që thonë: Se ky vend nuk bëhet me këta njerëz. Pyetja është: Nëse nuk bëhet ky vend, cili vend u bëka? Nëse nuk e bëjmë ne këtë vend, s?ka kush e bën tjetër. Ndaj, dua që t?u japim një duartrokitje atyre që e kanë bërë këtë vend: që nga tregtarët, banorët që kujdesen, pastruesit, policët, artistët dhe artizanët që na janë bashkuar sot.

Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës